Maqedoni

Zaev në Kumanovë premton mbështetje për zonat e lira ekonomike; VMRO, Zaev ka aksione në më shumë se 12 kompani

12.10.2019 17:22

Kryeministri Zaev ka premtuar mbështetje të fuqishme për të gjitha zonat ekonomike në vend...

Kryeministri Zaev ka premtuar mbështetje të fuqishme për të gjitha zonat ekonomike në vend, e veçanarishtë për zonën ekonomike të Kumanovës, e cila pritet të zhvillohet si një segment i fuqishëm i Ekonomisë së përgjithshme.
 
Sipas tij vetë pozita gjeografike e kësaj zone që lidhë koridorin 10 paraqety një interesim të veçantë për vendin por edhe për disa shtete në Rajonë. Kryeministri pohoi se Qeveria është duke investuar mjete shtesë sidomos në infrastrukturën. 
 
“Kjo zonë ekonomike është një sfidë dhe me prespektivë jo vëtëm për Kumanovën, por edhe për të gjithë vendin.  Këtë vitë kemi ndarë plotë 20 milion denarë në zhvillimin e infrastrukturës vetëm në Kumanovë. Për ne si Qeveri ekonomia dhe bizneset private janë shumë me rëndësi, sepse ajo jep paga qytetarëve tanë, por edhe mbushë buxhetin e shtetit. Knaqësi na paraqet fuqizimi i çdo kompanie, por me interes të veçant na paraqet investimi nga bizneset tona vendore, dhe sot pikërishtë në këtë zonë kemi edhe dy Kompanitë e para të cilat janë futur në këtë zonë, dhe pikërishtë të dyjat janë investime vendore”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Zaev njëherit tha se pengesa e madhe e bizneseve pritja e madhe në pikat kufitare dhe doganore, po bëjmë përpjekje të hiqet, me njohjen e dokumenteve mes shteteve, dhe lehtësimet në eksportimin dhe importimin e mallrave, pasi analizat tregojnë se kompanitë harxhojnë 80 % të kohës së tyre duke pritë në pikat kufirate.
 
Por për VMRO-DPMNE-në nuk mund të flitet për transparencë dhe zhvillimë të ekonomisë për të gjithë njëlloj derisa vet Kryeministri dhe lideri i LSDM-së ka pjesë të aksioneve të tija në më shumë se 12 kompani vendore.     
                            
“Kjo Qeveri vetëm në kolltukun e Kryeministrit ka biznesmen që ka pjesë të aksioneve në plotë 12 Kompani familjare që nga prodhimi i produkteve ushqimore, e deri tek biznesi me kanabis. Deri sa të kemi politikanë të cilët mbajnë poste publike por edhe pronarë të bizneseve, ekzistonë përceptimi në opinion se mund të keqpërdoren detyra zyrtare për bizneet e tija. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski tanimë nuk është pronarë i Komanisë, prandajë kërkojmë dhe presim që Zoran Zaevi si Kryetarë i LSDM dhe Kryeministër të largohet nga komanitë që i posedon”, theksoi Naum Stolilkoviq nga VMRO-DPMNE.
 
Poashtu VMRO ka akuzuar LSDM-në dhe qeverinë se vazhdimisht po e fusin vendin në borxhe.
 
Qeveria të martën do ta fut në borxh shtetit për mbi 53 milion euro, ndërsa që nga ardhja e LSDM-së në pushtet, nuk kalojnë dy tre muaj pa hyrë në borxhe duke rritur borxhin publik në mbi 5 miliardë euro. 
 
FITIM KRYEZIU