Maqedoni

Zona industriale e Vizbegut, afaristët: Infrastruktura të jetë prioritet i qeverisë

12.10.2019 17:55

Në zonën industriale të Vizbegut gravitojnë mbi 250 kompani me qarkullim vjetor prej mbi 500 milion euro...

Në zonën industriale të Vizbegut gravitojnë mbi 250 kompani me qarkullim vjetor prej mbi 500 milion euro, ku janë të punësuar rreth 15.000 persona.
 
Kjo flet për kapacitetin e madh që ka kjo zonë, por që sipas afaristëve të zonës industriale të Vizbegut, zona në të cilën ata punojnë është lënë pas dore nga shteti.
 
Afaristët e zonës së Vizbegut thonë se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë duhet të jetë prioritet i qeverisë, kurse kërkojnë që zona industriale ku punojnë të ngjitet me autostradën deri në Bllacë përmes bulevardit që të ketë qasje nga objektet e tyre.
 
Kjo sipas Afaristit Taip Jakupi është e rëndësishme për shkak se në këtë zonë shumica e kompanive janë distributore, andaj edhe fluksi i trafikut është i madh. 
 
“Ajo që kërkojmë ne si pjesë e biznesit është që të ketë dy apo tre nyje komunikacioni ku nëpërmjet qarqeve të zgjidhet mundësia për kyqjen e rrugicave të servisitt të zonën industriale dhe faktikisht kontakti, komunikimi me bulevartdin të jetë me këto tre nyje. Në çdo tre sekonda mesatareisht kalon nga një veturë në arterien sa i përket nga bulevardi Sllovenie deri te unaza, në çdo pesë sekonda kalon nga një furgon apo maun i lehtë dhe në çdo  shtatë sekonda kalon nga një maun, kjo flet për fluksin e stërngarkuar të kësaj pjese”, u shpreh afaristi Taip Jakupi.
 
Sipas Jakupit, vërehet një dallim i madh ndërmjet zonave ekonomike që janë nën ombrellën e qeverisë dhe asaj të Vizbegut. 
 
“Dil shifni ju mundësitë infrastukturore që janë në zonën indusstriale të Vizbegut dhe shifni atë që është në Bunarxhik apo cilado nga zonat tjera dhe do të shihni se dallimi është i madh. Ne mund të themi në mënyrë deklarative se kushtet janë të njejta, është intenca që të kemi kushte të njejta por dallimi është shumë i madh”, thekoi Jakupi. 
 
Në këtë zonë mungon rrjeti i kanalizimit fekal dhe qasja në rrjetin e gazsjellësit, andaj afaristët që veprojnë në Zonën e Vizbegut kërkojnë  që  plani  per rrjetin e ujsellësit të mbulojë gjithë zonën.
 
ERSAN PAJAZITI