Maqedoni
Kërçovë, Ahmeti: Të çajmë përpara drejt synimeve tona fisnike
12.10.2019 18:17
Sot u mbajtë kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së në Kërçovë ku u ygjodh kryesia e re e degës me kryetare Ardita Dani...

Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti me këtë rast vuri në dukje të arriturat e deritanishme të subjektit që ai drejton dhe programin e veprimit gjatë periudhës që vjen.
Unë nuk dua të numëroj këtu, as të arriturat e as ndryshimet që e vranë frikën dhe e rritën krenarinë e shqiptarëve. Programi dhe të bëmat e BDI-së janë një histori e tërë, por ne jemi ata që do të hapim një histori edhe më të begatë duke ngritur tema të rëndësishme për forcimin e institucioneve përmes filtrit të vetingut që do të përfshijë gjyqësorin dhe të gjitha institucionet e shtetit, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në kuvendin zgjedhor të degës së BDI-së në Kërçovë.
Kemi punë të mëdha përpara vehtes, ashtu siç kemi qenë bashkë për ndërtimin e kësaj kështjelle kaq të fortë, duhet të jemi përsëri bashkë, të çajmë përpara të pamposhtur e të pa frikësuar, sepse rruga jonë, qëllimet tona janë të mëdha dhe shumë fisnike, pasi që ata janë në shërbim të brezave që vijnë pas nesh, nënvizoi Ali Ahmeti në kuvendin e degës së BDI-së në Kërçovë, ku kryetare u zgjodh Ardita Dani.
SHABAN DALIPI
