Greqi, arrijnë 240 migrant nga Turqia
Në Greqi këtyre ditëve kanë arritur mbi 240 migrantë nga Turqia...

Autoritetet greke dhe ato të Bashkimit Evropian, kanë frikë për një valë të re të migranëve, pas nisjes së ofensivës turke në Siri.
Vetëm sot autoritete greke kanë pranuar 45 migrantë. Që të gjithë erdhën nga bregdeti turk, që gjendet vetëm disa kilometra larg.
Një ditë më parë, në ishujt Lesbos, Limnos dhe Chios, rojet bregdetare greke dhe agjencia e BE-së për patrullimin e kufirit, Frontex, kanë shpëtuar 196 migrantë dhe i sollën ata për regjistrim në këta tre ishuj grek, ku gjenden edhe mbi 32 mijë migrantë të tjerë.
Ministri grek për Migracionin, Giorgos Koumoutsakos të premten u tha ligjvënësve se “ofensiva në Siri mundet të krijojë një fluks të ri të refugjatëve”.
Gjatë valës së fundit të migranëve gjatë viteve 2015-2016 mbi një milion persona hyn në Greqi, për të vazhduar drejt vendeve të BE-së.
