15-të, të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëm
Policia e Kosovës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion arrestimesh, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga, pesëmbëdhjetë të dyshuar për terrorizëm, përfshi edhe 5 imam të Xhamive.........

Në mesin e Imamëve të arrestuar janë imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, krye-imami i Pejës, Enes Goga dhe një imam tjetër në Pejë Dardan Gjuka.
Arrestime të imamëve ka pasur edhe në Mitrovicë, ku është arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ dhe Ekrem Avdiu, i cili shërben si imam dhe ligjërues në xhaminë në lagjen Tavnik të Mitrovicës.
Poashtu njoftohet se në Kaçanik, është arrestuar SH.K, 24 vjeç, i cili është prezentuar në mediat e Kosovës si shok i Lavdrim Muhaxherit.
Policia e Kosovës, konfirmoi se operacioni policor është realizuar në disa rajone të Kosovë. Në mesin e të arrestuarve mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiq.
Motivet e këtyre arrestimeve nga policia, janë nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmit, për çka edhe para disa ditësh policia e kishte marrë në pyetje imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqir të cilin më pas e ka liruar. Me të njetat motivacione para një muaji, në Kosovë u arrestuan 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Anti-terror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës. (Gyltene Sinani, TVM2)
