Maqedoni
MPB: Në autostradën Veles-Shkup kapen 45 migrant
13.10.2019 13:57
Migrant nga Siria, Avganistani, Pakistani, Bamgladeshi dhe vende tjera të lindjes së mesme...

Migrant nga Siria, Avganistani, Pakistani, Bamgladeshi dhe vende tjera të lindjes së mesme, vazhdojnë që ilegalisht të kalojnë kufirin Greqi-Maqedonia e Veriut, me synimin që të arrijnë në vedet e evropës perëndimore.
Një grup prej 45 migrantësh nga Pakistani janë kapur mbrëm në autostradën Veles-Shkup.
“Mbrëm 15 minuta pas mesnatës është arrestuar 28 vjeçari me iniciale I.M nën dyshimin për veprën penale trasport të migrantëve. Në autostradën Veles-Shkup në afërsi të pikpagesës rrugore është ndalur një automjet iveko në të cilën janë gjetur 45 migrant.Policia e ka arrestuar I.M dhe ndaj tij do të ngritet procedurë adekuate”, u shpreh Toni Angelovski nga MPB.
Nga MPB thonë se në bashkëpunim me pjestarët e policisë së vendeve mike me të cilët patrullojnë sëbashku në kufirin jugor, kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që të pengohen kalimet ilegale të kufirit nga ana e migantëve.
Që nga fillimi i këtij viti organet e rendit kanë penguar mbi 50 tentime për transport inlegal të migrantëve, ndërsa janë regjistruar mbi 15 mij e 700 tentime për kalim ilegal të kufirit.
Dënimet për ata që kapen duke transportuar migrant janë të larta, prej nji deri në 5 vjet për migrant të moshës së rritur, ndërsa për fëmijë dënimet janë edhe më të larta, por pagesa prej 500 deri në 1000 euro për migrant bën që disa njerëz ti futen këtij rreziku.
Në Greqi dhe vendet tjera të BE-së egziston frika për rritjen e numrit të migrantëve pas intervenimit të ushtarak të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë.
Autoritetet greke kanë njoftuar se vetëm të premten dhe të shtunën në Greqi kanë arritur mbi 240 migrantë nga Turqia, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë se numri në ditët në vijim mund të rritet.
FARIJE DAUTI BAKIU
