Maqedoni

Zgjerimi i hetimit për “Zhvatjen”: Selmani, hetim për gjithë politikanët e dyshuar

13.10.2019 14:18

Zgjerimi i hetimit për rastin "Zhvatja"gjegjësisht hapja e hetimit të ri...

Zgjerimi i hetimit për rastin "Zhvatja"gjegjësisht hapja e hetimit të ri, mund të merret si sinjal pozitiv dhe nga kjo duhet të fillojë për të gjithë politikanët që realisht janë të dyshuar.
 
Kështu shprehet profesori universitarë Bashkim Selmani sipas të cilit,ky rast mund të shihet edhe si shtypje apo nxitje përshkak të mos mungeses së rrugës tjetër për tu përballur drejtpërdrejte me krimin në aspektin e datës para ndërkombëtarëve.
 
“Është për tu përshëndetur  për arsye se kështu kërkon ligji që të veprojnë prokurorët aty ku kemi dyshime,pa marrë parasysh elementet e ndryshme,sepse në Maqedoni deri tash ka lulzuar krimi politik që krimineët janë fshehur në politikë që shpeshherë dhe tani më ndodhin edhe në vet radhët e LSDM-së dhe kjo është shumë e zymtë për faktorin ndërkombëtarë por edhe besueshmërinë e vet funksionimit të shtetit dhe së drejtës. Por kjo është një spirale,me të cilën më tepër do të jetë një rast i kamufluar para ndërkombëtarëve se sa gjendjes faktike. Po të ishte kështu prokurori Joveski do të duhej të bëjë edhe shumë lëndë të tjera në vite të ndryshme që e kanë dëmtuar jo vetëm sistemin e drejtësisë por edhe sistemin ekonomik të qytetarëve”, u shpreh profesori univerzitarë Bashkim Selmani.   
 
Profesori Bashkim Selmani nuk e mohon faktin që sektori I cili ka pasur më shumë  mbështetje qoftë edhe financiarisht është pikërisht gjyqësori,  me qëllim që në vend të funksionojë shteti ligor dhe shteti I së drejtës. 
 
“Në aspektin real Maqedonia ka pasur përkrahje edhe materiale për ti dhënë funksion sistemit gjyqësorë ,unë nuk edi se pse këtu ndërkomëbëtarët  nuk kërkojnë përgjegjësi prej Maqedonisë nga se më së shumti kanë investuar në sistemin gjyqësore . E dyta sa i përket disponimit unë besoj se vet kryeministi Zaev ka disponim për të orientuar Maqedoninë në rrugë të drejtë”, theksoi Selmani. 
 
Selmani përmedi Gruevskin si identifikues të krimit ku shtoi se një pjesë e parave që kanë dalur jasht shtetit kanë kaluar në investime kapitale në vende të huaja dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin e ekonomisë së vendit.
 
FLORIE BELULI KAMBERI