Maqedoni

Pikëpagesat rrugore, me sistemin e ri është përshpejtuar qarkullimi

13.10.2019 14:39

Me sistemin e ri të pagesave elektronike nëpër pikëpagesat rrugore është përshpejtuar dukshëm qarkullimi...

Me sistemin e ri të pagesave elektronike nëpër pikëpagesat rrugore është përshpejtuar dukshëm qarkullimi I automjeteve dhe është rritur komoditeti.
 
“Gjendemi në korridorin 10 ku tashmë është funksional sistemi elektornik për pagesë rrugore permes smart – kartelave, por siç e patë edhe nga pamjet shumë qytetarë pagesën e kryejnë edhe me para të gatshme”. 
 
Nga ndërmajraj publike Rrugët shtetore të cilët menaxhojnë sistemin e pikëgaesve në mbarë vendin theksojnë se me sistemin e ri qytetarët lehtë janë adaptuar ndërsa me këtë është ulur edhe pritja e qytetarëve që është bërë pikërisht për të njejtiun qëllim.
 
“Me këtë sistem qytetarët kanë një numër të përfitimeve, së pari është zvogluar pritja nëpër pikëpagesa dhe qarkullimi po zhvilliohet në një intensitet shumë më të shpejt. Sa i përket kartelave që po zhfrytëzohen, projeksionet tona ishin që në 3 muajtë e parë të shesim  3 mijë kartela, por kjo shifër tashmë është tejkaluar dhe për momentin gjithsej kemi të shitrua 10.500 kartela, dhe dua të potencoj se kjo shifër në vazhdimësi po rritet”, u shpreh Marko Brezoski nga ndërmajraj publike Rrugët shtetore.
 
Sistemi i ngjajshëm elektronik pritet të implementohet në të gjithë pikëpagesat rrugore në vend kurse shuma që ka grumbulluar shteti nga pikëpagesat në vend kap shifrën prej 23.5 milion euro, të ardhura që në krahasim me vitin 2018 janë për 3.9 përqind më shumë.
 
ZEKIRIJA MEXHITI