Maqedoni
LSDM dhe VMRO-DPMNE shkëmbim akuzash për kompanitë e liderëve
13.10.2019 15:37
Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar akuzat...

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vazhduar akuzat e ndërsjellta rreth bizneseve të liderëve të tyre.
Sipas VMRO- së Kryeministri Zaev është pronar i 12 kompanive ndër më të fuqishmet në vend, të cilat po lulëzojnë që nga ardhja e tij në pushtet, edhepse ato nuk janë paraqitur në listën anketuese.
“Zoran Zaevi në emrin e tij nuk ka as shtëpi e as automobile. Në emrin e tij nuk e ka as motorin e tipit BMV me vlerë prej 30 mij euro, dhe të njëjtin e ka lajmëruar si pronë e kompanisë “total inzinjering”. Zaevi është lider i klanit të familjes Zaev, dhe është shembulli më enklatantë i keq përdorimit të pozitës zyrtare për bizneset e tija private. Kompanitë e Zaevit sot po thithin mjete të shtetit përmes kompanisë “Rek Bitola”, përmes rrugës Shtip-Strumicë. Kompania e Zaevit hapi puntori për ambalazhin e marihuanës medicinal në Sveti Nikole, këto të njëjtit kanë blerë gjigantin nga Strumica “Gerascunev” me nje sipërfaqe prej 20 mije metre katëror me një çmim të një garsonjere. Prandajë kërkojmë që të gjithë fytyrat publike të cilët mbajnë pozita zyrtare, të largohen nga drejtimi i këtyre kompanive, ashtu siç veproi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ndërkohë nga LSDM kanë vlerësuar se Mickovski dëshiron të fshehë krimet e tija taktizimin sepse dëshiron të largohet nga kompanitë e hidro centraleve. Komisioni për Parandalimin e Korupsionit ka hapur lëndë për kompanitë e tija me hidro centralet thonë nga partia në pushtet.
“Opinioni e dinë se Komisioni shtetëror për parandalim të Korupsionit tanimë ka hapë lënë për kompanitë e Mickovskit me hidro centralet. Miskovski bizneset e Hidrocentralet e ka fituar në kohën kur ishte këshilltarë I mentorit të tij kriminelit në ikje Nikolla Gruevski. Pikërishtë Mickovski në vitin 2015 me konzorciumin ku ka aksione Mickovski, nga Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski kanë fituar tokë shtetërore rreth 33 mijë metre katëror për ndërtim të Hidro Centralit. Informacionet zyrtare nga ana tjetër hedhin poshtë pohimet e Mickovskit se aksionet e tija në atë kompani janë vetëm 7 për qind, por e vërteta është se ai është pronar i 99 për qind Minka Energo tek. Heshtja e Mickovskit për këto qështje ngre dyshimet për krimë financiarë, prandajë presim nga Mickovski që të dalë dhe hapur të japë përgjigje këtyre pyetjeve”, theksoi Stefan Vasev nga LSDM.
Nga VMRO-ja opozitare kanë kritikuar edhe mënyrën se si LSDM po qeveris me pushtetin lokal.
FITIM KRYEZIU
