Në Ohër Konferencë rajonale për metodologjinë e vlerësimit të kandidatëve gjatë trajnimit bazë të policisë
Përfaqësuesit e Qendrave për trajnimin e policisë së Maqedonisë, Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnja e Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Turqisë si dhe përfaqësues të SHBA-së dhe CEPOL marrin pjesë në punën e Konferencës rajonale që në organizim të MPB-së prej sot mbahet në Ohër.........

Në takimin kushtuar temës "Metodologjia për vlerësimin e kandidatëve gjatë trajnimit bazë të policisë" përfaqësuesit e policive të vendeve nga rajoni do të prezantojnë dhe këmbejnë përvoja për teknikat dhe mënyrat e zbatimit të trajnimit bazë për policinë, që i japin vlerë shtesë në fitimin e shkathtësive dhe diturive të kandidatëve për nëpunës policor.
Qendra për trajnim në suaza të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë është bartës i trajnimit bazë për polic të bazuar në programin i cili i kënaq kriteret e kualitetit në nivel nacional dhe ndërkombëtar.
Konferenca rajonale "Metodologjia për vlerësimin e kandidatëve gjatë trajnimit bazë të policisë" në Ohër mbahet sipas iniciativës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë me përkrahje të ICITAP - programit pranë Ambasadës së SHBA-së dhe Misionit të OSBE-së në RM.
