Maqedoni
VMRO-DPMNE: Hetimi i Remenskit për “Zhvatje” vetëm farsë
13.10.2019 16:05
Hetimi për rastin Zhvatje për të cilin po hetohet edhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski është vetëm farsë...

Hetimi për rastin Zhvatje për të cilin po hetohet edhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski është vetëm farsë, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj partie prokuroria e Ruskoskës bën çmos që ti fsheh tragjet që çojnë te oktapodi kryesor. Nga VMRO poashtu theksojnë se gjashtë muaj i ishin lënë Frosina Remenskit të ndikoj te hetimet dhe ti pastroj dëshmitë edhepse para gjasht muajsh të gjith e dinin implikimin e sajë në këtë aferë.
Për partin opozitare ngrirja e posteve në LSDM është sibbolike dhe tentim për ti hedhur pluhur syve opinionit.
"Është ironike që Frosina Remenski të mbetet deputete që do ta votojë buxhetin e Ruskoskës. E dyshuara Frosina Remenski do të sjell edhe ligje nga sfera e sigurisë ndërsa duhet të diskutojë edhe për ligjin e prokurorisë. Që ironia të jetë edhe më e madhe Jovçe Remenski bashkëshorti i sajë është bartës funksioni në Agjencinë e Sapoformuar të Sigurisë nacionale. Remenski i cili sipas disa informacioneve posedon certifikatë të sigurisë së lartë paraqet rrezik potencial ndaj hetimit për bashkëshorten e tij", u shpreh Orce Gjorgjievski ngaVMRO-DPMNE.
Nga VMRO pyesin nëse bashkëshorti i deputetes ka pasur informacione për kriminalitetin ku është implikuar bashkëshortja e tij? Si dhe a i ka fshehur me vetëdije duke u bërë bashkëpjesmarrës, apo nuk ka kapacitet për detyrën që e kryen?
Sipas VMRO-së Drejtoria për informata të klasifikuara urgjentisht duhet të rishqyrtoj vendimin për ti dhënë certifikatin e sigurisë Jovçe Remenskit, ndërsa prokuroria të hetoj nëse Frosina Remenski ka shfrytëzuar informacione dhe shërbime nga policia sekrete, me ndihmën e të cilave e ka kryer krimin për të cilin ngarkohet.
Deri atëherë Jovçe Remenski duhet të suspendohet thonë nga VMRO. Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë parahetimore për rastin “Zhvatje 2”, pasi që Vera Ivanova ish pronare e firmës “Diamed” ka paditur drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të cilët i akuzon se kanë pamundësuar shitjen e “Diamedit” për firmën suedeze “Diaverum”, për çfarë pretendohet se kanë shkaktuar dëm ndaj biznesmenes dhe shtetit.
Donçev tashmë ka deklaruar se “Diaverumi” ka qenë i paralajmëruar disa herë nga Fondi për dyshime për keqpërdorim me “Diamedin”.
Për këtë nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar publikim të dokumenteve nëse Prokuroria vepron në mënyrë jotransparente.
FARIJE DAUTI BAKIU
