Maqedoni

Aksi Strumicë-Radovish, humb jetën një 19 vjeçare

13.10.2019 16:54

Në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm në aksin Strumicë – Radovish në afërsi të fshatit Radiçevë...

Në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm në aksin Strumicë – Radovish në afërsi të fshatit Radiçevë, e ka humbur jetën 19-vjeçarja S.T. nga Strumica.

Në këtë aksident ka mbetur I lënduar edhe drejtuesi i automjetit F.D, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup, njoftojnë nga SPB Strumicë.

Në aksident janë përfshirë një kamion i markës “DAF” me targa të Radovishit i drejtuar nga S.T. 44 vjeç dhe një veturë “Folksvagen sharan” me targa bullgare, e drejtuar nga F.D. 31 vjeç.

Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalur policia e cila ka kryer ekspertizën e nevojshme.