Maqedoni

Merkel në Paris, në kërkim të po-së franceze për bisedimet me RMV-në

13.10.2019 17:25

Presidenti francez Emmanuel Macron pret kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris...

Bëhet fjalë për një darkë pune ku në mesin e temave është edhe fillimi i bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.

Siç kanë njoftuar nga kabineti i presidentit francez kjo darkë pune i paraprinë samitit të Këshillit Evropjan që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, ku përveç për koordinimit do të bëhet fjalë edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve që do të mbahet në Tuluz më 16 tetor.

Në këtë takim dy liderët evropjan pritet të diskutojnë edhe për largimin e Britanisë nga BE-ja dhe intervenimin turk në Siri.

Njëherit pritet që këtu të paraqitet edhe kërkesa franceze për prolongimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për në pjesën e parë të vitit 2020, për shkak të ndryshimit të metodologjisë së proceseve të zgjerimit.

Sidoqoftë, vendimi final për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merrej në samitin e BE-së më 17 dhe 18 tetor.

Autoritetet në Shkup dhe Tiranë janë optimist se megjith hezitimet e Francës, kancelarja gjermane do të arrijë ti nxjerr një PO presidentit francez Makron për të nisur bisedimet.

Ndërsa opozita në të dyja vendet nuk është optimiste për fillimin e bisedimeve për çka i bëjnë fjatorë qeverinë Zaev dhe Rama.