Todorov në stërvitje simuluese "Fatkeqësi komunikacioni me numër më të madh të të lënduarve"

17.09.2014 11:55

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot do të marrë pjesë në stërvitjen simuluese "Fatkeqësi komunikacioni me numër më të madh të të lënduarve", në kuadër të fushatës së Qeverisë për ngritjen e vetëdijes publike për siguri në komunikacion.....

Stërvitja simuluese do të mbahet në lokacionin e Parkut të Qytetit 2 (rreth 200 m nga Restoranti Ballkanika, në parkingun midis kanalit dhe Institutit për blegtori).

Fushatën Qeveria e filloi më 12 shtator në koordinim me më shumë institucione.

Të dhënat tregojnë se në Republikën e Maqedonisë çdo të dytën ditë humbet nga një jetë. Numri i të vdekurve në fatkeqësitë e komunikacionit në vitin 2013 është 198 persona apo nëntë viktima çdo 100 mijë banorë.