Bajrush Mjaku, gjeniu i skenës që radhit një pas një çmimet
Aktori Bajrush Mjaku mori çmimin kryesor në Festivalin Kamertal “Risto Shishkov”në Strumicë, për rolin e Stokmanit në shfaqjen “Armiku I popullit”.........

Juria profesionale e Festivalit ka vlerësuar lart performancën skenike të mjeshtrit të madh Bajrush Mjaku, arritjet e të cilit po shtohen gjërë e më gjërë Europës.
Në vitin 2002 Mjaku mori pjesë për herë të parë në këtë festival me monodramën “Ditari i një të çmenduri” , një vit më pas me “Babai, si dhe me vonë edhe me “Daja Vanja”. Edhepse keto shfaqe nuk rezultuan me çmim ne Festivalin “Risto Shishkov”, këto do të jenë role nëpërmjet të cilëve edhe njëherë do dëshmojë vlerën e tij si aktor, me shumë shpërblime, brenda vendit, rajonit dhe Europës.
“Armiku i Popullit” vjen me tekst të Ibsen dhe me regji të Dino Mustafiq si dhe trupa e aktoreve nga Teatri i Shkupit dhe teatri Oda nga Prishtina. Kjo shfaqe është duartokitur në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sarajevë e Bullgari ndërsa është rradhitur në listën e repetorit të shfaqeve në “Ibseniadën 2016” të Oslos së Norvegjisë.
Në këtë rrugëtim artistik prej më shumë se 40 vite, aktori Bajrush Mjaku ka luajtur më shumë se 120 role dhe është nderuar me epitete dhe çmime nga më të ndryshmet. Çmimi më mbresëlënës është ai që erdhi nga Kievi i Ukrainë në vitin 2005, ku Mjaku shpallet Aktor më i mirë në Festivalin e Monodramës në Kiev – Ukrainë, për rolin e Poprishqinit. Çmime të tjera me të cilat është shpërblyer aktori janë: Aktori më i mirë i festivalit, Aktor i vitit, çmimi “13 Nëntori”, “11 Tetori”, “Kliment Ohridski”, çmimi “International Ibsen Scholarship”, “IBSEN AËARD 2009” nga Shien – Norvegji etj, etj.
Dhe së fundmi edicioni i 22-të i festivalit të teatrove në Strumice, Bajrush Mjakun e privilegjoi akoma me shumë me Medaljen e Arit me imazhin e “Risto Shishkov” dhe cmimin prej 1500 eurosh. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
