Maqedoni
Qeveria mban seancë në Manastir, diskutohen projektet me interes për qytetarët
14.10.2019 10:39
Qeveria sot do të mbajë seancën e saj të rregullt të 159, në ndërtesën e komunës së Manastirit....

Me këtë seancë të parë në kuadër të asaj që periudhën e ardhshme do të mbahen nëpër rajone të ndryshme të shtetit, siç informojnë nga Pres shërbimi qeveritar, do të kryesojë kryeministri, Zoran Zaev, ndërsa në të, do të marrin pjesë të gjithë ministrat, e si mysafirë edhe kryetarët e komunave të rajonit të Pellagonisë.
Në këtë seancë, prioritet do të kenë informacionet për projekte me interes të menjëhershëm të qytetarëve në këto komuna. Paraprakisht, ministrat qeveritarë në kuadër të kompetencave të tyre, do të vizitojnë objektet infrastrukturore, sociale e shëndetësore, në këtë rajon.
