Maqedoni
Filipçe: 5000 persona janë punësuar në shërbimet mjekësore
14.10.2019 19:00
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut...

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, në shërbimet mjekësore, gjatë vitit 2018-2019, janë punësuar 5000 persona.
Ai tha se në shtëpinë e shëndetit publik në Manastir kapaciteti i mjekëve është rritur në 30%.
“Në gjithë territorin e vendit janë punësuar gjithsej 5000 persona, shumica prej tyre infermiere. Në spitale janë punësuar 120 persona. Gjithashtu vazhdojmë edhe më tej duke i zbatuar pajtueshmëritë. Pikërisht në këtë spital është rritur dhe numri i mjekëve në krahasim me 3 vitet e kaluara, në shtëpinë e shëndetit publik janë punësuar 14 mjekë, që i bie ka rritje të kapacitetit të mjekëve për rreth 30%”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe vizitoi shtëpinë e shëndetit publik në Manastir, ku është rinovuar shërbimi i ndihmës së shpejtë.
REJHANE BUSHI METAJ
