Maqedoni
Ndotja e ajrit, Angjushev: Subvencionojmë 10 mijë familje
14.10.2019 19:21
Shkupi, Manastiri, Tetova dhe Kërçova janë vendet me ajër më të ndotur në RMV dhe për këtë shkak ne si qeveri...

Shkupi, Manastiri, Tetova dhe Kërçova janë vendet me ajër më të ndotur në RMV dhe për këtë shkak ne si qeveri do të marrim hapa konkretë duke u ofruar subvencionim 10 mijë familjeve për blerjen e klimave inverterë, thotë zëvendësministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Ai thotë së duhet të zëvendësohet ngrohja me karburantet fosile dhe me drunj për të ardhur deri tek pastrimi i ajrit.
“Shpresoj që ky pilot projekt të ketë një ndikim serioz, sepse bëhet fjalë minimum për 10 mijë familje që do të marrin subvencion nga një mijë euro dhe ata do të zëvendësojnë sistemet e tyre të ngrohjes së shtëpive dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit në rajonet dhe qytetet më të ndotura. Nëse shohim efekte të konsiderueshme, atëherë do të ndërmerret një veprim më i gjerë për të përcaktuar ligjërisht ndalimin e përdorimit të karburanteve fosile dhe drunjtë, por natyrisht që qytetarëve nuk mund t’ju ndalojmë pa u dhënë atyre ndonjë alternativë dhe ndihmë nga shteti”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angushev.
SEDAT SELIMI
