Maqedoni
Policët ndaluan të blenin hamburger, arratiset i burgosuri
14.10.2019 19:47
Një i burgosur ka arritur t’u ikë rojeve të tij gjatë ditës së sotme, sips një skenari që vështirë të besohet edhe në filma...

F.I, I dënuar me shtatë vite dhe shtatë muaj, është dërguar mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike në Shkup.
Pas përfundimit të kontrollit, rojet e kanë hipur në furgonin e burgut, por në vend që të ndjekin rutën e përcaktuar qartë nga Klinika për në burgun e Idrizovës, rreth orës 11.00, të dy rojet kanë vendosur të kthejnë rrugën, e të ndalen në parking në afërsi të pompës së benzinës në lagjen Aerodrom, për të blerë diçka për të ngrënë. Këtë moment e ka shfrytëzuar i burgosuri që ka ikur.
Ende nuk është e qartë se si u la hapur dera e fudgonit të burgut e për më tepër, përse i burgosuri nuk ishte i prangosur sic kërkojnë procedurat.
Drejtori i burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski thotë se rasti po hetohet ndërsa dy rojet, do të suspendohen.
