Maqedoni

Çmime të reja të karburanteve. Nga mesnata, benzina më lirë për gjysmë denari

14.10.2019 20:06

Komisioni Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me çmimet e reja të karburanteve...

Pas mesnatës, benzina Eurosuper BS-95 do të ulet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 67.5 denarë për litër, ndërsa çmimi për benzinën Eurosuper BS-98 nuk ndryshon, mbetet 70 denarë për litër.

Edhe Eurodiesel nuk ndryshon dhe do të kushtojë 62 denarë për litër.

Vendimi i KRRE-së ul çmimin me pakicë të naftës së papërpunuar M-1 NS me 0.085 denarë për kilogram, ajo do të shitet për 33,694 denarë për kilogram.