Presidenti Poroshenko, udhëton sot drejt Kanadasë dhe SHBA-ve
17.09.2014 12:33
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, udhëton sot për në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.........

Në udhëtimin e tij të parë në Kanada, ai do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Stephen Harper dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Pak para vizitës së Poroshenkos në Otavë, Kanadaja ka shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, për atë që Kanadaja vlerëson se paraqet vazhdimësi të “agresionit” të Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.
Nesër, Poroshenko do të vizitojë Uashingtonin, me ç’rast në Shtëpinë e Bardhë do të takojë presidentin amerikan, Barack Obama, ndërsa të premten, i drejtohet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
