Maqedoni

Tetovë, gjendet një person pa shenja jete

14.10.2019 21:14

Dje pasdite skaj rrugës në fshatin Rogaçevë, Tetovë, është gjetur pa shenja jete një burrë nga Shkupi...

Bëhet fjalë për një person 67-vjeçar me iniciale G.K.
 
Nga MPB informojnë se nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e tij, në të cilin nuk janë vërejtur shenja dhune.
 
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.