Maqedoni
Kapet në Likovë i burgosuri i Idrizovës që i iku policisë
14.10.2019 22:00
Sot në ora 11:30 nga Burgu i Idrizovës u raportua se pak më herët në rrugën “Blagoja Stefkovski”...

Sot në ora 11:30 nga Burgu i Idrizovës u raportua se pak më herët në rrugën “Blagoja Stefkovski” ka ikur një i burgosur.
I burgosur 37 vjeçar F.I. ishte duke u bart nga Qendra Klinike për në Burgun e Idrizovës. Ai ka ikur derisa policët janë ndalur për të blerë ushqim në një pompë të benzinës.
Në orët e pasdites, rreth orës 17:30, policia raportoi se në afërsi të fshatit Presnicë të Likovës është gjetur i arratisuri.
