Maqedoni

Komisioni i Ekspertëve RMV– Bullgari, sot në Ohër mban takim të ri

15.10.2019 11:15

Takim të ri sot në Ohër do të mbajë Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari...

Anëtarët e Komisionit do të vazhdojnë atje ku kanë ngelur muajin e kaluar në takimin në Sofje – do të debatojnë për aspekte të ndryshme nga çështja për rëndësinë e personalitetit dhe veprës së Goce Dellçevit në kontekst të rëndësisë së tyre për historinë e të dy vendeve.
 
Ekspertë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, përveç për gjetjen e mënyrës për festimin e përbashkët eventual të Goce Dellçevit në takimin e tetë i cili mbahet sot dhe nesër do të bisedojnë edhe për atë të gjejnë rekomandime të përbashkëta për përmirësimin e librave të historisë të cilët e përpunojnë periudhën e shekullit të mesëm dhe periudhën e hershme osmane.
 
Diskutimi për Dellçevin, takimin e kaluar, siç thanë nga Komisioni, ka qenë i mundimshëm, por frytdhënës dhe është bërë progres i vogël për ç’arsye anëtarët i vazhdojnë bisedat në këtë temë. Ky është takimi i pestë i Komisionit këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit është paraparë edhe një. Qëllimi i takimeve, siç thonë nga Komisioni, është bëhet denacionalizim dhe depolitizim i së kaluarës.