ISIS, grupi më i pasur terrorist
Kalifati i porsashpallur eshte nje fabrike terrori qe numeron 2 apo 3 milionë dollarë në ditë, thotë ish-funksionari i Thesarit Amerikan Metju Levit.....

Grabitje, naftë, por edhe zbulime arkelogjike. ISIS-i ka një organizim,që e le në hije atë të Al Kaedës dhe falë 30.000 luftetarëve besnikë të rekrutuar në Lindjen e Mesme, Europe e Afrikë kontrollon një territor ku jetojnë 8 milionë vetë. Megjithatë arma sekrete e shtetit islamik është një tjeter: portofoli.
Kalifati i porsashpallur eshte nje fabrike terrori qe numeron 2 apo 3 milionë dollarë në ditë, thotë ish-funksionari i Thesarit Amerikan Metju Levit, i cili pohon se "ISIS eshte grupi ekstremist me i pasur me te cilin Amerika është përballur ndonjëherë".
Në muajin qershor, siç dëshmon përmbajtja e 160 USB-ve të sekuestruara në Mosul nga shërbimi sekret irakian, xhihadistët kishin në një kasafortë plot 825 milionë dollarë në kesh.
Ndersa fondet e përftuara nga grabitjet, gjobat e vëna në rajonet e pushtuara, zhvatjet e donacionet, i bëjne gati të paprekshëm nga sanksionet ekonomike që gjunjëzuan Osama Bin Ladenin.
Megjithate, ari i zi mbetet aduti kryesor i të ardhura të organizatës terroriste. ISIS-i kontrollon prej kohesh puset siriane të naftës në provincën Deir al Zor, ku sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, arrin të pompojë 30 deri në 70 mijë fuçi në ditë. Ofensiva ne Irak nga ana tjeter con në duart e ekstremistëve dhe toka naftëmbajtëse në rajonet e pasura veriore, ku dalin dhe 40.000 fuçi të tjera në ditë.
