Maqedoni

Ohër, mblidhet Komisioni i përzier maqedono – bullgar

15.10.2019 18:54

Figura dhe veprimtaria e Goce Dellçevit në kujtesën historike të dy popujve, maqedonasve dhe bullgarëve...

Figura dhe veprimtaria e Goce Dellçevit në kujtesën historike të dy popujve, maqedonasve dhe bullgarëve, dhe çfarë do të mësohet në librat shkollorë, janë temat boshte që po diskutojnë historianët e dy vendeve në Ohër.
 
Në përpjekje për të arritur marrëveshje, takimi zhvillohet në dyer të mbyllura. Profesori i historisë së religjion, Zoran Matevski, konsideron se Goce Dellçev duhet trajtuar si figurë e përbashkët e dy popujve. Ai fton palën bullgare të tërhiqen nga kërkesat maksimale.
 
“Disa kërkesa nuk janë reale dhe e dini se në çdo shtet keni kërkesa mitologjike të pabaza. Mendoj se do të tërhiqen. Veç më është dërguar peticion që pala bullgare të tërheq kërkesat maksimale”,- tha profesori i historisë së religjionit, Zoran Matevski.
 
Takimi i Komisionit të përzier vazhdon dhe nesër. Është takimi i tetë me radhë pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje konkrete. Megjithatë, kësaj radhe ekziston optimizmi për dakordim edhe përkundër deklarimeve të ashpërsuara nga Sofja zyrtare.
 
MERAL ISMAILI