Botë
Palmer anuloi vizitën në Beograd
15.10.2019 19:53
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer...

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd.
Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura. Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka vizituar javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin.
