Botë

Përgjaket sërish Meksika, 15 të vdekur gjatë një shkëmbim zjarri

16.10.2019 09:31

Pak orë pas vrasjes së 14 oficerëve të policisë, një tjetër vrasje masive në Meksikë sërish tronditi opinionin publik....

Pesëmbëdhjetë persona  humbën jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në shtetin jugperëndimor meksikan të Guerreros, teksa vendi ende nuk e kishte marrë veten nga vrasja e 14 efektivëve dhe plagosja e tre të tjerëve  nga të shtënat në Meksikën perëndimore.
 
Besohet që përgjegjës për sulmin të jetë një grup i fuqishëm kriminal, Jalisco Nueva Generación Carte. Qeveria vazhdon të jetë e vendosur të luftojë grupet kriminele, një liftë kjo që po tregohet jo e lehtë. 80 ushtarë u dërguan menjëherë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.