Botë
Spanjë, 51 të arrestuar pas ditës së dytë të protestave
16.10.2019 12:46
Vazhdojnë demonstratat e dhunshme që shpërthyen pasi Spanja ndëshkoi me 100 vite burg në total ata që i quan “udhëheqës separatistë”....

51 protestues përfunduan në pranga. Sipas Ministrisë së Brendshme, 29 persona u arrestuan në provincën e Barcelonës, 14 në Tarragona dhe 9 në Lerida. Mijëra katalanas kaluan natën rrotull ndërtesave qeveritare të Spanjës në të katër provincat e Katalonjës, protestuesit bllokuan rrugët dhe linjat hekurudhore.
Në Barcelonë policia u përpoq të largojë protestuesit që hodhën fishekzjarre e rrëzuan gardhet mbrojtëse të vëna rreth institucioneve. Shuna eksaloi në përplasje mes policisë e protestuesve. Gjatë përleshjeve u lënduan edhe 72 policë rajonalë dhe kombëtarë, disa prej të cilëve kanë thyerje të eshtrave, konfirmojnë nga Ministria e Brendshme e Spanjës.
