Botë

Autobusi përplaset me pemën, 10 të plagosur në Itali

16.10.2019 13:39

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë...

Një autobus i transportit publik ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
 
Përplasja ka qenë e dhunshme e mbi 10 pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
 
Policia Lokale dhe skuadra e zjarrfikësve ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin Vila San Pietro.
 
Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
 
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Cassia rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm./Ora News