Maqedoni

Rasti “Dhuna në Qendër” - gjykimi nga fillimi, Grevski gjykohet në mungesë

16.10.2019 13:57

Procesi gjyqësor për rastin “Dhuna në Qendër”, që ka filluar nga viti 2016, për shkak të kalimit të 90 ditëve nga seanca e fundit gjyqësore...

Procesi gjyqësor për rastin “Dhuna në Qendër”, që ka filluar nga viti 2016, për shkak të kalimit të 90 ditëve nga seanca e fundit gjyqësore, gjykimi ka filluar nga e para. Edhe kësaj radhe, të akuzuarit për këtë rast, ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, dhe 8 personat e tjerë u deklaruan se ndjehen të pafajshëm për veprën për të cilën ngarkohen. Në fillim të seancës prokurorja, Fatime Fetai, kërkoi që të akuzuarit të parë, ish kryeministri, Nikolla Gruevski, që është në arrati, të gjykohet në mungesë dhe një kërkesë e tillë u pranua nga gjykatësi. 
 
Ndërkohë, duke pasur parasysh intervalin kohor prej kur është mbajtur seanca e fundit, mbrojtja kërkon që edhe një herë të shpalosen dhe dëgjohen dëshmitë. Sipas avokatit, Donço Nakov, duke pasur parasysh se procedura ka filluar nga fillimi dhe me këtë është ndërruar edhe përfaqësuesi zyrtar i akuzës, që tani më nuk është PSP, nuk ekziston e drejta që si dëshmi të shfrytëzohen bisedat e përgjuara, që ka qenë e drejtë ekskluzive e Prokurorisë Speciale.  
 
Sipas akuzës, i akuzuari i parë, Gruevski, ka porositur, ndërsa Janakievski ka pranuar që përmes anëtarëve partiakë të shkaktohet dhunë në komunë Qendër për të penguar votimin e planin urbanistik.  Faj për ngjarjet e dhunshme të qershorit të vitit 2013 para komunës Qendër pranuan i akuzuari Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski, të cilët u dënuan me kusht, ndërsa për Dimçe Krstev dhe Mitko Pecev udhëhiqej procedurë e ndarë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI