Botë
Pentagoni: Vazhdojmë bashkëpunimin me kurdët kundër ISIS-it
16.10.2019 14:24
Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, duket se vendin e tyre do ta zënë forcat ruse....

Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, duket se vendin e tyre do ta zënë forcat ruse që po pozicionohen midis dy grupimeve, teksa trupat e fundit amerikane janë duke u larguar nga zona. Moska zyrtare përmes një deklarate thotë se trupat e Putinit nuk do të lejojnë që Siria e Turqia të futen në një konflikt të drejtpërdrejtë dhe do të përpiqet të ruajë paqen midis Turqisë dhe Asadit, të cilin e ka mbështetur gjatë gjithë kohës si aleat kyç në zonë.
SHBA-të ndërkohë duan të vazhdojë bashkëpunimin me luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik. 150 ushtarë amerikanë, ende ruajnë garnizonin e Al-Tanf, në kufirin jordanezo-sirian dhe Pentagoni kërkon ta ruajë këtë pozicion që do t’i mundësonte vazhdimin e misionit në jug të Sirisë.
Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan nuk ka ndërmend të tërhiqet nga operacionet ushtarake në Siri, pavarësisht paralajmërimeve të ashpra nga ndërkombëtarët.Erdogan ka paralajmëruar se “nuk do të negociojë kurrë me një organizatë terroriste”. Turqia këmbëngul se operacioni synon të boshatisë Sirinë veriore nga forcat kurde me qëllim vendosjen e 3.5 milionë sirianëve që ndodhen sot në tokën turke.
