Maqedoni
Edhe dy vende nënshkruan protokollin, Shekerinska: Jemi në cakun final drejt NATO-s
16.10.2019 17:19
Nëse rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE nuk po ecën aq lehtë, anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike...

Nëse rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE nuk po ecën aq lehtë, anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike është realitet tashmë gjithnjë e më i prekshëm.
Edhe Italia edhe Britania e Madhe iu shtuan listës së shteteve që kanë ratifikuar tashmë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ministrja e brendshme, Radmilla Shekerinska, thotë se vendi tashmë po kapërcen cakun final të këtij anëtarësimi. Teksa edhe zyrtarisht ky cak pritet të kalohet, RMV vazhdon të funksionojë si anëtare e vërtetë e Aleancës. Në Veles u mbajt stërvitja ushtarake e radhës.
“Jemi në cakun final. Me këtë ushtrim treguam se tanimë ne jemi duke funksionuar si vend anëtar i NATO-s”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Pjesëtarët e ARM-së pohojnë se përmes stërvitjeve të tilla ushtarake, Maqedonia e Veriut po tregon se ka kapacitete për të qenë bashkë me forcat e NATO-s.
“Kjo stërvitje finale vjen si vërtetimi më i mirë për përgatitjen tonë profesionale dhe një dëshmi e mirë se RMV është partner kretibil, ndërsa shumë shpejt edhe anëtare e 30 e NATO-s”,- tha një pjesëtar i ARM-së.
“Jam i sigurt se aktiviteti ynë i sotëm edhe më shumë po e shton bashkëpunimin ne mes këtyre vendeve, po e rrit besimin e ndërsjellë”,- theksoi një pjesëtar i ARM-së.
“REGEKS-19” është stërvitje e simuluar kompjuterike nën kryesimin e NATO-s, ku marrin pjesë pjesëtarë të armatave të 19 vendeve anëtare të NATO-s, anëtare të Partneritetit për paqe, Dialogut mesdhetar, Nismës së Stambollit, si dhe vende partnere të NATO-s në botë.
FITIM KRYEZIU
