KALIFORNI
Kaliforni, zjarrfikësit luftojnë me flakët
17.09.2014 14:50
Seri zjarresh po digjen në mijëra hektarë tokë rreth Kalifornisë, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen........

Zjarri më i madh ra në El Dorado dhe deri tani ka djegur 11 mijë hektarë tokë dhe po kërcënon të rrafshojë me tokën 500 shtëpi.
Zjarrfikësit janë në gatishmëri të plotë, por flakët duket se janë jashtë kontrollit. Era që fryn shton flakët dhe autoritetet frikësohen për sigurinë e zjarrfikësve dhe banorëve.
Në Oregon, zjarri është vënë nën kontroll dhe digjet në vete pa ndonjë flakë të dukshme. Në këtë qytet janë evakuuar 1500 njerëz. (Valide Limani, TVM2)
