Maqedoni
Klasa udhëtuese “Jeta në rrjetet sociale”, adoleshentët më të rrezikuarit nga interneti
16.10.2019 18:00
Adoleshentët janë më të rrezikuar nga rrjetet sociale, sepse kalojnë shumë orë atje...

Adoleshentët janë më të rrezikuar nga rrjetet sociale, sepse kalojnë shumë orë atje, duke marrë mesazhe të shumta gjatë ditës e deri në orë të vona të natës, të cilat ndikojnë shumë në gjendjen e tyre si dhe mund të jenë shumë të rrezikshme.
Projekti klasa udhëtuese “jeta në rrjete sociale”, ka për qëllim t’i edukojë adoleshentët për t’u mbrojtur nga mashtrimet që mund t’ju ndodhin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
“Me të vërtetë është shumë e rëndësishme që të përdorim një mekanizëm se si të mbrohemi nga përdorimi i rrjeteve sociale. Gjithçka që mund të ndodh në atë botë virtuale është e rrezikshme për adoleshentët të cilët më së shumti janë përdorues të rrjeteve sociale”,- tha ministri i punëve te brendshme, Oliver Spasovski.
“Qëllimi i këtij projekti është që të ngrihet vetëdija e përdorimit të rrjeteve sociale, rreziqet prej tyre dhe masat preventive. Në Itali ky projekt ka arritur rezultate mjaftueshëm të mira, ekziston 6 vite dhe deri më tani ka pasur mbi 2 milion nxënës. Edhe në Shkup pritet që të vizitojmë numër të madh të nxënësve”,- tha një pjesëmarrës nga Italia.
Klasa udhëtuese “Jeta në rrjetet sociale" aktualisht është vendosur në parkun e qytetit në kuadër të Festivalit Giffoni-Maqedoni. Projekti mbështetet nga qeveria italiane.
REJHANE BUSHI METAJ
