Maqedoni

Të gjithë sytë nga Brukseli, Osmani: Vendimi nga Luksemburgu, dëshpërues

16.10.2019 18:39

Çështja e dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbeti definitivisht të diskutohet edhe njëherë në Këshillin Evropian...

Çështja e dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbeti definitivisht të diskutohet edhe njëherë në Këshillin Evropian nga shefat e shteteve dhe kryeministrave të BE-së.
 
Deri më tani asnjë lajm edhe nga takimi Merkel - Makron ku pritet kancelarja gjermane t'i bëjë presion presidentit francez të japë dritë të gjelbër për Shkupin dhe Tiranën. Parisi zyrtar nuk lëviz në qëndrimin. Së pari të bëhen reforma në procesin e negociatave, pastaj të vazhdohet me zgjerim. 
 
Sekretarja shtetërore franceze, De Monshalan, duke komentuar takimin, Merkel Makron, ka thënë se Evropës i duhet unitet i Francës dhe Gjermanisë. RMV duhet të mbarojë çështjet me PSP-së, ka thënë De Monshalan.
 
Burimet qeveritare franceze për portalin “Euroaktiv” janë shprehur se Makron nuk do të pajtohen me fillimin e negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve. Për zyrtarët e vendit, vendimi i Luksemburgut ishte dëshpërues. 
 
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, thotë se vendimi i BE-së do të diktojë situatën, nëse BE do të mbyll perspektivën evropiane të vendeve ballkanike apo do ta lë të hapur. 
 
“Rezultati i Këshillit ishte dëshpërues për ne në RMV, për rajonin, por edhe për shumicën e pranishme në Këshill. Pati debat të zjarrtë në argumentimin e mbi 20 vendeve se përse vendi ynë meriton fillimin e bisedimeve. Asnjë shtet nuk pati vërejtje për arritjet dhe përgatitjen tonë për fillimin e bisedimeve. Një shtet anëtar e konteston mënyrën  sipas të cilit realizohen negociatat dhe propozon inkorporimin e metodologjisë së re para se të miratohet çfarëdo lloj vendimi”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegirme, Bujar Osmani.
 
Institucionet e BE-së u bëjnë thirrje shefave të shteteve anëtare  të japin datë për bisedime. Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pret të  miratohet datë për nisjen e negociatave  për RMV-në dhe Shqipërinë.
 
Një kërkesë të njëjtë e ka bërë edhe eurokomisari, Johanes Hahn. Sipas tij, edhe një prolongim i kësaj çështje do të ndikojë dukshëm në besimin e BE-së si dhe do të dobësonte  rolin e saj arenën ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU