Punëtori për zhvillimin e rajonit të Kumanovës dhe Likovës
17.09.2014 15:04
Në organizim të Qendrës për Zhvillim pranë Rajonit Planor Veri-lindor dhe “RED GIZ”, sot në Kumanovë filloi punëtoria dyditore për përpilimin e programit për zhvillim të rajonit planor verilindor për periudhën 2015-2020.....

Në këtë punëtori po punohet në grupe për tri lëmi edhe atë: transport dhe infrastrukturë, bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe ekonomi dhe investime.
Në periudhën e ardhshme do të mbahen edhe gjashtë punëtori, në të cilat do të caktohen prioritetet për zhvillimin e rajonit, për çka do të përgatitet program konkret, i cili do tu dërgohet ministrive përkatëse. Të theksojmë se në këtë rajon gravitojnë Komuna e Kumanovës, Likovës, Nagoriçit, Kriva Pallankës, Rankovcit dhe Kratovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)
