Botë

Çelja e negociatave, Rama: Po bëhet maksimumi të marrim po-në

16.10.2019 21:36

Kryeministri, Edi Rama, dha një mesazh lidhur me vendimin e 18 tetorit për çeljen e negociatave..

Rama thotë se sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës, ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
Megjithatë ai konstaton se po bëhet maksimumi që të merret po-ja e merituar.
 
“Me realizëm po gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar. Më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Edhe Franca e njeh progresin e bërë, e cila kërkon sot shumë më tepër nga BE se sa nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Tani po nisem në Bruksel së bashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partisë Socialiste Europiane për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”,- tha Rama.