Ofensiva turke në Siri, Erdogan ultimatum kurdëve: Dorëzoni armët!
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka dërguar një ultimatum kurdëve sirianë që të dorëzojnë armët...

Erdogan ka përjashtuar çdo negociatë me forcat kurde.
“Disa liderë përpiqen të ndërmjetësojnë. Nuk ka ndodhur në historinë e Republikës Turke, që të ulet në të njëjtën tryezë me një organizatë terroriste, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk kërkon ndërmjetësim.
"Propozimi ynë është: Menjëherë, sonte të gjithë terroristët do të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi ngritur . Kur të keni bërë këtë, nga Manbiji deri në kufirin me Irakun, atëherë operacioni ynë” Burimi i Paqes “, i cili ka për qëllim vetëm terroristët, do të përfundojë, tha presidenti turk.
Ai sulmoi të gjithë ata që e fajësojnë Turqinë për genocid.
“Nëse doni të shihni masakra të civilëve, hidhni një vështrim në Qipro, hidhini një sy Palestinës, e cila shtrihet nën hundën tuaj ku myslimanët po vriten në rrugë,” tha presidenti turk.
