Maqedoni

Rikonstruohet çatia e shkollës “Said Najdeni”

17.09.2014 16:35

Përfunduan punimet e 3000 metra katrorë sipërfaqe të rinovimit të çatisë së shkollës fillore “Said Najdeni”...

Me këtë rast u pre edhe shiriti i përfundimit të punimeve, ku janë hequr pllakat e azbestit, të cilat shpeshherë kur binte shi pikonin, por edhe të njëjtat janë konstatuar si të dëmshme për shëndetin e nxënësve.

Për ketë projekt të rëndësishëm kontribut kanë dhënë Fondacioni “Shoqëria e hapur” nga Budapesti, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shkup, Shoqata Humanitare “Hëna” nga Gostivari, dega Dibër, si dhe Komuna e Dibrës.

ATLI DEMA