111 haxhinj nisën pelegrinazhin
111 besimtarë myslimanë u nisen sot nga Shkupi drejt Mekës dhe Medines për të kryer Haxhin, kushtin e 5 të besimit Islam.......

Në ceremoninë e përcjelljes së haxhilerëve ishin të pranishëm familjarët e tyre, por edhe besimtarë të shumtë të cilët kishin dalë për t’i përshëndetur udhëtarët. Haxhilerët ishin organizuar nga teologu, Abaz Memeti, i cili tha se numri i të interesuarve për të kryer pelegrinazhin është shumë i lartë, por ky numër duhet të kufizohet.!
“Udhëtojmë me tre autobusë nën ombrellën e BFI-së, 111 haxhxhi do të udhëtojmë nëpërmjet Bullgarisë deri në Stamboll, pastaj prej Stambolli me aeroplan do të udhëtojmë deri në kryeqytetin e Jordanisë në Aman, pastaj prej Amani me të njëjtit autobusë do të shkojmë deri në vendet e shenjta, do të qëndrojnë aty 17 ditë, 8 në Medine, të tjerat në Meke, pasi t’i kryejnë të gjitha obligimet, me të njëjtin relacion kthehemi muajin e ardhshëm me datën 11-të”- tha teologu dhe organizatori, Abaz Memeti.
Në besimin Islam shkuarja për në Haxh është obligim i çdo myslimani, ndërkohe që Haxhi përbën shtyllën e pestë të besimit Islam. Besimtarëve u kërkohet që gjatë Haxhit t‘i largohen grindjeve dhe mëkateve. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
