SHBA – Turqi, arrihet dakordim për armëpushim 3-ditor në Siri
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka njoftuar një armëpushim tre ditor në Sirinë veri-lindore...

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka njoftuar një armëpushim tre ditor në Sirinë veri-lindore, ku Turqia ka filluar ofensivën e saj ushtarake kundër luftëtarëve kurdë.
Vendimi, i marrë pas një takimi mes Pence dhe presidentit turk Recep Tayip Erdogan, do t’i lejojë kurdët të tërhiqen drejt zonave më të sigurta.
Sipas marrëveshjes së arritur, dy aleatët e NATO-s, Turqia do t’i ndalë operacionet për pesë ditë, ndërsa tërhiqet nga rajoni përgjatë kufirit.
Pas bisedimeve që zgjatën katër orë, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja kishte marrë atë që donte, por refuzoi ta quante armëpushim.
“Ne do të bëjmë një pauzë të operacionit Pranvera e Paqes, në mënyrë që PKK/YPG të largohet nga zona e sigurt. Ky nuk është armëpushim, sepse armëpushimet bëhen vetëm mes dy palëve legjitime. Kur elementët terroristë të largohen krejtësisht nga zona e sigurt, atëherë mund ta ndalim operacionin”, tha ai në konferencë për shtyp.
Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde.
