Maqedoni

Pendarovski: Këshilli i BE-së shkeli premtimet. RMV mbetet në rrugën euroatlantike

18.10.2019 16:17

Pas dështimit të marrjes së datës nga Bashkimi Evropian, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski...

Pas dështimit të marrjes së datës nga Bashkimi Evropian, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, foli me tone dëshpëruese, duke theksuar se Këshilli i BE-së ka thyer premtimet të cilat i dhanë vendit disa muaj më herët. 
 
“Për fat të keq vendimet në Këshillin e BE-së nuk janë në përputhje me pritjet tona të arsyeshme dhe sigurisht se nuk janë në përputhje me paralajmërimet e mëhershme të vetë unionit. Jam i vetëdijshëm se tek shumica ka shenja dëshpërimi, por duhet emocionet t’i lëmë anash dhe duhet të pajtohemi me realitetin, sepse asnjë vendim nuk është i përhershëm. Nuk ka asnjë dyshim se i kemi plotësuar të gjitha kriteret për fillim të bisedimeve dhe kjo ishte konstatuar në Këshillin e Unionin në muajin qershor. Na lidhën me ecurinë e vendeve tona fqinje dhe këto emocione prekin thellë thelbin e vetë Unionit, i cili thotë se të gjitha vendet e kontinentit me përmbushjen e kritereve kanë të drejtë për anëtarësim”,- deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski megjithatë theksoi se integrimi euro-atlantik i vendit nuk ka alternativ, prandaj apeloi te qytetarët dhe institucionet e vendit që të vazhdojnë kursin euroatlantik. 
 
“Tani është shumë me rëndësi që t’i konfirmojmë qëndrimet tona rreth integrimit tonë euroatlantik, e cila nuk ka alternativë tjetër të qëndrueshëm. Anëtarësimi do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të jetë obligim dhe detyrë vetëm i një qeverie, kryetari, apo garniture politike. Reformat në vend dhe lufta me korrupsionin, duhet të jenë vlerat tonë shtëpiake dhe jo vlera europiane. Marrëveshjet të cilat i kemi arritur me Greqinë dhe Bullgarinë duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë, po ashtu edhe rreth marrëdhëniet tona brenda etniteteve brenda shtetit”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski njëherit ka paralajmëruar takim të liderëve për të dielën në vilën Vodno.
 
FITIM KRYEZIU