Botë
Shqipëria bëhet gati për vizitën e Papa Françeskut
17.09.2014 16:48
Kryeqyteti shqiptar është zgjuar sot me një atmosferë krejt ndryshe...

Teksa kanë mbetur edhe 4 ditë deri në vizitën historike të Papa Françeskut në Tiranë, bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është veshur sot me fotot e 40 klerikëve të përndjekur nga regjimi komunist. Përgjatë bulevardit nuk mungojnë as flamujt e Vatikanit.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tregon se punimet janë në fazën e fundit.
Ndërkohë që punimet vazhdojnë me ritme të shpejta për përfundimin e çdo detaji deri më 21 shtatorë edhe presidenca sot ka filluar të përgatitet për vizitën e Papa Françeskut, duke ndërruar tapetin e shkallëve. Altari ku Papa do të mbajë meshën, pritet të përfundojë në mesnatë.
4 ditë para vizitës, Papa Françesku është shprehur nga Vatikani se do t’u gjendet pranë të varfërve, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në lutjet e tij.
Kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në një vend evropian, ndërkohë që masat e sigurisë janë mjaft të larta.
LULJETA NDOKA
