Kulturë

Tetovë, edicioni i 23 i FNP “Ditët e Naimit”

18.10.2019 19:14

Qyteti i Tetovës mbrëmë ka pritur poetë nga e gjithë bota, të cilët ishin të pranishëm në hapjen e edicionit...

Qyteti i Tetovës mbrëmë ka pritur poetë nga e gjithë bota, të cilët ishin të pranishëm në hapjen e edicionit të XXIII me radhë të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit”.
 
Drejtori i Festivalit, Shaip Emurllahu, u shpreh se ky festival poetik bashkon poetë nga e gjithë bota, duke gërshetuar kultura të vendeve të ndryshme përmes poezisë.
 
“Një model i këtij ndërkomunikimi bashkëkohor letrar e kulturor është pa dyshim edhe Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Namit”, i cili në krye të herës e gjykoi si të domosdoshme rivendosjen e një infrastrukture moderne ndërkomunikimi me kulturën dhe letërsinë e huaj. Ky festival ka marrë dimensionin e një institucioni të shquar kulturor, aktivitet ky që jo thjeshtë takohen poetë të vendeve të ndryshme të botës, por para së gjithash kulturat e popujve”,- tha drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emurllahu.
 
Festivali do të përfundojë më 21 tetor. Në kuadër të festivalit, sivjet pritet të botohen edhe dhjetë tituj të rinj të librave me poezi, mes të cilave edhe një antologji e poezisë moderne maqedonase, që për herë të parë ndodh në Festivalin ndërkombëtar të poezisë.
 
VISAR SADIKI