Ekspertët: Ndryshimet kushtetuese janë jokushtetuese
Amendamentet e propozuara nga qeveria për të ndryshuar kushtetutën aktuale për profesorin e të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq.........

Amendamentet e propozuara nga qeveria për të ndryshuar kushtetutën aktuale për profesorin e të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, përmbajtësisht janë kundër kushtetuese ndaj kushtetutës aktuale dhe këto janë forma të reja që janë të panjohura. Amendamentet miratohen me procedurë të shkurtër, thotë ai, duke shtuar se kush shpejton shpejt bie në rrugën në të cilën lëviz.
“Amendamentet përmbajtësisht janë kundër kushtetuese ndaj kushtetutës aktuale dhe këto janë forma të reja kushtetuese që për herë të parë i takoj. Kjo është veçanërisht e vërtetë në amendamentin 34, i cili fut zonën financiare ndërkombëtare si një vend të veçantë gjeografik jashtë fushës së të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare. Qeveria kryen grusht-shteti kushtetues në kushtetutën aktuale”- deklaroi profesori universitar, Svetomir Shakariç.
Gjykatësja në Gjykatën Kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës, Margarita Caca Nikollovska, duke bërë një krahasim me Kushtetutën Evropiane, gjegjësisht Konventën për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, thotë se edhe përkundër faktit që është krijuar rreth viteve të 50-ta, nuk ka pasuar as një ndryshim.
“Unë do kisha bërë një krahasim me Kushtetutën Evropiane, e ajo është Konventa për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, e cila në thelb është e dizajnuar dhe krijuar në 48-n dhe ky tekst deri sot nuk është ndryshuar edhe pse në disa raste është thënë që ka nevojë për ndryshime. Megjithatë, ajo që është krijuar në tekstin e Konventës Evropiane me të drejtë mund të thuhet se është tekst i cili të habit, marrë parasysh faktin që e njëjta edhe sot e kësaj dite në disa situata aplikohet, nuk ka asnjë ndryshim”- tha gjykatësja në Gjykatën Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë, Margarita Caca Nikollovksa.
Profesori universitar, Shkariq, vlerëson se është anormale që të ndryshohet kushtetuta pa opozitën në kuvend. (Sanije Kasami, TVM2)
