Trump: Turqit e kurdët kishin nevojë të grindeshin
Presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti armëpushimin në Siri...

Presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti armëpushimin në Siri, duke shpjeguar se ai kishte vendosur me vetëdije t’i linte turqit e kurdët të përfshiheshin në këtë betejë të ashpër, sepse ata ishin si dy fëmijë, që kishin nevojë të grindeshin.
“Ajo çfarë bëra, ishte me marrëveshje. Thashë: ata kanë nevojë të grinden pak, si dy fëmijë, që i lëmë të grinden pak bashkë dhe më pas i ndajmë”, deklaroi ai, gjatë një takimi në Dallas, Teksas.
Trump e lehtësoi ofensivën turke kundër kurdëve sirianë, duke tërhequr trupat amerikane nga verilindja e Sirisë.
Sulmi, që zgjati një javë, shkaktoi më shumë se 500 të vdekur, midis të cilëve dhjetëra civilë, kryesisht kurdë dhe shpërnguli 300 000 njerëz, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
