Maqedoni

Parashikimi i motit

19.10.2019 12:03

Moti me diell dhe i ngrohtë vazhdon edhe gjatë ditëve të ardhshme....

Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot të ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi jugor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 27 gradë Celsius.