Maqedoni

Ahmeti: Rruga jonë drejt BE-së duhet të vazhdojë

19.10.2019 12:33

Ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sipas të cilit rruga e vendit drejt Bashkimit Evropjan duhet të vazhdoj.

“Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATO-s tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh. Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i standardeve tona me ato të vendeve anëtare. Kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk.