Botë

Parlamenti britanik pritet të votojë marrëveshjen e Brexit-it

19.10.2019 14:04

Parlamenti britanik do të mblidhet të shtunën për të votuar për marrëveshjen e kryeministrit britanik Boris Johnson për daljen nga Bashkimi Evropian...

Kryeministri Johnson ka tentuar të bindë deputetët për të mbështetur marrëveshjen që ka arritur me Bashkimin Evropian, para votimit që konsiderohet si “teh thike” në Parlament. Bashkimi Demokratik dhe partitë opozitarë planifikojnë të votojnë kundër marrëveshjes. Sekretari i Brexit-it, Stephen Barclay, ka pranuar se vota do të jetë e ngushtë, por tha se qeveria ka dëgjuar të gjitha mendimet e deputetëve nga të gjitha anët. Të paktën nëntë deputetë të Laburistëve pritet të kundërshtojnë ndërsa kryeministri shpreson në mbështetjen e disa deputetëve të Toryt. 
 
Kryeministri Johnson do të mbajë një adresim para deputetëve para se ata të fllojnë me pytjet dhe debatin. Marrëveshja mes Johnson dhe Bashkimit Evropian është rishikuar të enjtën në samitin e Brukselit. Takimi i së shtunës në Parlament përbën mundësinë e fundit për Johnsonin që të miratojë marrëveshjen për Brexit dhe të largojë Britaninë nga blloku evropian më 31 tetor. Nëse deputetët refuzojnë planin e tij, atëherë bazuar në një ligj të miratuar nga vetë deputetët, Johnson detyrohet të kërkojë shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020, pavarësisht pse ai ka insistuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.